Me kualifikimin në Ligën e Kampioneve, Interi ka arritur të sigurojë edhe kualifikimin në Botërorin e klubeve 2025, edhe pse ngelen ende të zyrtarizohen të gjitha kriteret e UEFA-s.

Zikaltrit janë bërë skuadra e parë italiane dhe pritet t’u bashkohet një tjetër ekip italian që do të përcaktohet gjatë këtij viti, ndërsa kualifikimin e kanë siguruar Çelsi, Real Madridi, Mançester Siti, Bajern Mynihu dhe PSG-ja.