Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimet e masës disiplinore ka përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare, deputetët Ervin Salianji, Edmond Spaho dhe Petrit Doda. Kërkesa u bë nga Partia Socialiste tek kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, kërkesë e cila më pas u shqyrtuar nga Sekretariati.
Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e deputetëve pas kaosit të krijuar ditën e enjte në Kuvend ku mes deputetëve pati përplasje, ndërsa në një moment deputeti Ervin Salianji ndezi flakadanë. Për pasojë të situatës të tensionuar që u krijua, seanca plenare u ndërpre.
“Në nisje të seancës, deputeti Ervin Salianji, zaptoi foltoren duke penguar zhvillimin normal të punimeve plenare, si dhe i ndihmuar nga deputetët Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndezi disa flakadën në sallën e seancave”-thuhej në kërkesën e PS-së.