Ka disa shenja që janë “alergjikë” ndaj martesës dhe janë beqarë të betuar. Ndërsa shenjat e mëposhtme janë e kundërta e këtij përshkrimi, madje martohen në moshë të hershme.
GAFORRJA
Gaforret nuk mund të mungonin në listën tonë, pasi janë shenjat më romantike. Martesa dhe lindja e fëmijëve është prioriteti i tyre dhe ia kushtojnë jetën këtij qëllimi. Ëndrrat dhe synimet e tyre nuk kanë të bëjnë fare me karrierën e tyre profesionale dhe në vend të kësaj ata mendojnë vetëm për shtëpinë e tyre.
PESHORJA
Peshoret janë shenja të drejtuara nga Venusi, ndaj dashuria dhe të kesh një familje janë prioriteti i tyre. Martesa për ta është një synim jetësor dhe më pas të pasurit fëmijë do të plotësojnë lumturinë e tyre.
DEMI
Demi janë shenja që përgjithësisht kërkojnë stabilitet dhe dashuri dhe bëjnë gjithçka që munden për të ndërtuar familjen e tyre. Është ëndrra e tyre që në moshë të vogël të ndërtojnë shtëpinë e tyre dhe të ngjiten herët shkallët e kishës.