Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime urgjente për të ndaluar “katastrofën humanitare” që po shpaloset në Gaza, tha ministri i jashtëm kinez Wang Yi.
“Le të punojmë së bashku për të qetësuar shpejt situatën në Gaza dhe për të rivendosur paqen në Lindjen e Mesme sa më shpejt të jetë e mundur. Një fatkeqësi humanitare po shpaloset në Gaza”, tha Wang ministrave të jashtëm.
Një delegacion i ministrave të jashtëm të Autoritetit Palestinez, Indonezisë, Egjiptit, Arabisë Saudite dhe Jordanisë janë në Pekin këtë javë për bisedime që synojnë një “vlerësim” të konfliktit aktual palestinezo-izraelit.
“Situata në Gaza prek të gjitha vendet anembanë botës, duke vënë në pikëpyetje ndjenjën e së drejtës dhe të gabuarës”, tha Wang.
Wang tha gjithashtu se Kina mbështeti plotësisht thirrjen për një zgjidhje me dy shtete në Gaza nga samiti i fundit islamik-arab në Riad. Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan al Saud, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë përgjegjësinë për të ndaluar Izraelin.