Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 kundër Moldavisë në transfertë, për ndeshjen e parafundit në grupin E kualifikues të Euro 2024. Një pikë iu nevojiten “Shqiponjave” për të nisur zyrtarisht fluturimin në fazën finale të “Gjermani 2024”.
Ndërkohë që djemtë luajnë në fushën e “Zimbru”, në Tiranë kanë nisur përgatitjet për festën e kualifikimit. FSHF ka menduar që ndeshjen e fundit të këtyre kualifikueseve, kundër Ishujve Faroe më 20 nëntor në Tiranë, ta kthejë në një ditë feste.
Ansambli Kombëtar ka nisur punën në “Air Albania”, ku të hënë nuk do mungojnë veshjet dhe këngët popullore, për ta kthyer këtë kualifikim të dytë në një festë të madhe.