Kupa e Italisë hyn në fazën më të nxehtë, atë të 1/8-ave, ku në fushë zbresin edhe emrat e mëdhenj të futbollit si Interi, Milani, Juventusi, Roma, Lazio, etj.

Kjo fazë do të startojë të martën e 5 dhjetorit me ndeshjen Lazio-Genoa, teksa grupi i 8 çerekfinalisteve do të kompletohet vetëm më 4 janar, pas sfidës mes Juventusit dhe Salernitanës.
Kalendari i fazës së 1/8-ave:

Lazio-Genoa, 5 dhjetor, ora 21:00
Fiorentina-Parma, 6 dhjetor, ora 21:00
Napoli-Frosinone, 19 dhjetor, ora 21:00
Inter-Bologna, 20 dhhetor, ora 21:00
Milan-Cagliari, 2 janar, ora 21:00
Atalanta-Sassuolo, 3 janar, ora 18:00
Roma-Cremonese, 3 janar, ora 21:00
Juventus-Salernitana, 4 janar, ora 21:00