Tri lajme pozitive për Milanin pas humbjes kundër Udinezes dhe në funksion të ndeshjes së nesërme me PSG-në. Pulisiç, Çukvueze dhe Hernandez janë stërvitur me grupin e lojtarëve që nuk luajtën të shtunën dhe mund të konsiderohen si të rikuperuar.
Kjaer, megjithatë, ka vazhduar të punojë veçmas, pasi synon të rikthehet për ndeshjen e kampionatit të së shtunës në Leçe. Para stërvitjes skuadra bëri një analizë taktike në dhomat e zhveshjes.
Ndërkohë, në infermieri mbeten Sportielo, Kalulu, Pelegrino, Kaldara, Benaser, të cilëve u është bashkuar edhe Kruniç që ndaj Udinezes u ndal nga një problem në kofshë dhe u zëvendësua nga Adli, i cili pritet të jetë titullar nesër në Champions.