Trajneri i Spanjës Luis de la Fuente ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar në kuadër të ndeshjeve të muajit nëntor, për kualifikueset e EURO 2024, ndërsa do përballen me Qipron dhe Gjeorgjinë.
Për të zëvendësuar Kepa-n, i cili është i dëmtuar, de la Fuente ka ftuar Alex Remiro-n.
Lista e Spanjës për ndeshjet e muajit nëntor, kualifikueset e EURO 2024:
Portierë: Unai Simon, David Raya, Alex Remiro.
Mbrojtës: Carvajal, Navas, Inigo Martínez, Pau Torres, Le Normand, David Garcia, Gaya, Grimaldo.
Mesfushorët: Rodrigo, Zubimendi, Gavi, Mikel Merino, Fabian Ruiz, Sancet, Riquelme, Aleix Garcia.
Sulmues: Morata, Joselu, Ferran Torres, Nico Williams, Lamine Yamal, Oyarzabal.