Kompania palestineze e telekomunikacionit Paltel ka njoftuar se komunikimet telefonike dhe internetit janë ndërprerë sërish brenda Rripit të Gazës. Për herë të fundit komunikimet ishin ndërprerë më 28 tetor.

“Rrugët kryesore të komunikimit që ishin rilidhur janë ndërprerë përsëri nga pala izraelite”, tha ai.