Një 30-vjeçar është arrestuar në Dibër në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’, pasi mbante në banesë armë të ftohta dhe municion luftarak.
Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit E.T., shërbimet e Policisë, gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 thika të përmasave të ndryshme, municion luftarak dhe një shkop bejzbolli.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.