Të paktën 202 punonjës shëndetësorë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori dhe 200 janë plagosur, sipas një njoftimi të autoriteteve të enklavës palestineze.
Numri i të vdekurve përfshin mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë. Gjithsej 25 spitale dhe 52 qendra mjekësore u eliminuan nga bombardimet e forta izraelite të enklavës, thanë autoritetet e Hamasit.
Sipas tyre më shumë se 60 autoambulanca janë sulmuar dhe 55 janë jashtë shërbimit. Numri i të vdekurve palestinezë që nga e mërkura ishte 11,470, nga të cilët 4,407 janë fëmijë. Më shumë se 29,000 njerëz janë plagosur. Në spitalin al-Shifa, 40 pacientë, përfshirë tre foshnja të lindura para kohe, kanë vdekur që nga 11 nëntori për shkak të mungesës së karburantit.