Mbreti Charles, i cili ka më shumë se një vit në fron pas vdekjes nënës së tij mbretëresha Elizabeth II, feston sot ditëlindjen e 75-të.

Monarku do të kalojë ditën duke kryer angazhime publike të ndjekura nga një darkë private në rezidencën e tij në Londër.

Planet e ditëlindjes së mbretit do ta shohin gjithashtu atë të organizojë një pritje për infermieret dhe mamitë e NHS.

Përshëndetjet ceremoniale me armë do të shënojnë ditën.

Princi Harry, nuk do të jetë i pranishëm, por thuhet se duka, i cili tashmë jeton në SHBA, do të bëjë një telefonatë për ditëlindjen me babain e tij.

Telefonata si një rivendosje paqeje, pas pretendimeve se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Princin Harry për planet e ditëlindjes.

Mbreti Charles është tani monarku i gjashtë më jetëgjatë britanik, pas Elizabeth II, Victoria, George III, Edëard VIII dhe George II.