Ministri grek i Shtetit Stavros Papastavrou ndodhet në Shqipëri dhe do të takojë kryetarin e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri që ndodhet në burg, bën të ditur media greke.
Takimi do të mbahet sot në mesditë në burgun e Durrësit, ku Beleri vijon të jetë në paraburgim prej gjashtë muajsh.
“Kjo vizitë ka për qëllim për ti shprehur edhe një herë mbështetjen ndaj tij ndërkohë që nesër pritet të ketë seancë gjyqësore” shkruan prothotema.