Ministri i Jashtëm iranian ka pretenduar se SHBA i dërgoi një mesazh Iranit në tre ditët e fundit duke thënë se po kërkon një armëpushim në Gaza.
“Megjithatë, në praktikë ne nuk pamë asgjë tjetër përveç mbështetjes së tyre për gjenocidin në Gaza,” tha Hossein Amirabdollahian për televizionin shtetëror, raporton Sky News.
Numri i viktimave palestinezë në Gaza ka shkuar në 10,022 sipas një deklarate nga ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Hamasi. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kryen 450 sulme dje në enklavë, e cila gjithashtu është objekt i operacioneve tokësore në zgjerim