Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se anulimi i takimit nga homologu i tij Rishi Sunak nuk do të ndikojë në marrëdhëniet greko-britanike.
Në të njëjtën kohë, kryeministri i Greqisë vuri në dukje se ky vendim i Sunak ka edhe një anë pozitive.
“Kërkesa e drejtë e Greqisë për ribashkimin e Skulpturave të Partenonit mori një publicitet të madh jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në opinionin publik botëror”, theksoi ai.
Nga ana e saj, presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou tha se: “Është e rëndësishme që kërkesa e drejtë e Greqisë ka gjetur mirëkuptim nga opinioni publik ndërkombëtar. Këto janë çështje që nuk zhduken automatikisht, kanë nevojë për kohë dhe në këtë frymë presim që kërkesa e drejtë e vendit tonë herët a vonë të gjejë përgjigje”.