Ministria e shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi ka deklaruar se 50 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në dy shkolla në veri sipas saj të sulmuara nga Izraeli. Një prej shkollave të sulmuara është kthyer në strehë për qindra familje.
Shkolla ishte kthyer në një strehë për qindra familje të zhvendosura. Sipas Al Jazeera, të paktën 50 persona janë vrarë nga bombardimi.
Ushtria izraelite ka vazhduar me aksionet ushtarake edhe në spitalet e Gazës pavarësisht humbjeve të shumta të jetës së foshnjave dhe pacientëve nën kujdes intensiv, si pasojë e ndërhyrjes ushtarke në spitalin Al-Shifa.
Bombardime të forta kanë ndodhur orët e fundit, sipas burimeve, edhe në Beit Hanun, Jabalya, si dhe në Nusseirat, ku si pasojë raportohet për dhjetëra viktima, transmeton La Repubblica.