Bukuroshja Sheynnis Palacios nga Nikaragua, u kurorëzua mes 20 vajzave finaliste nga e gjithë bota, më e bukura e Miss Universe 2023.
Sheynnis Palacios u rendit e para, ndërsa në vendin e dytë u rendi 23-vjeçarja Anntonia Porsild nga Tajlanda.
Fitorja e Palacios shënon herën e parë që një grua Nikaraguane fiton Miss Universe. Ajo kishte përfaqësuar më parë Nikaraguan në konkursin e Teen Miss Universe 2017, duke u vendosur në top 10 dhe në konkursin Miss World 2021.
Emrat e 20 finalistëve u bënë të ditur në fillim të eventit të së shtunës. Pas performancave me rroba banje, gara hyri në raundin e fundit me 10 më të mirat, dhe më pas pesë më të mirat.
20 vajzat finaliste
Nikaragua: Sheynnis Alondra Palacios Cornejo
Spanja: Athenea Paulinha Pérez Nsué
Puerto Riko: Karla Inelisse Guilfú Acevedo
Namibia: Jameela Uiras Smith
Venezuela: Diana Carolina Silva Francisco
India: Shëeta Sharda
Tajlanda: Anntonia Porsild
Kili: Celeste Viel Caballero
Xhamajka: Jordanne Lauren Levy
SHBA: Noelia Victoria Voigt Briceño
Nepal: Jane Dipika Elizabeth Bohara Garrett
Peru: Camila Namie Escribens
Kamerun: Issie Marie Princesse Ndoun
Kolumbia: María Camila Avella Montañez
Pakistan: Erica Robin
Australia: Moraya Wilson
Filipinet: Michelle Daniela Marquez Dee
Portugalia: Marina Machete Reis
Afrika e Jugut: Bryoni Natalie Govender
El Salvador: Isabella García-Manzo Gutiérrez