Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se për shkak të motit të keq që është parashikuar në fundjavë në vendin tonë do të ketë një ndryshim në oraret e ndeshjeve të kampionateve kombëtare. Sipas këtij vendimi, të gjitha ndeshjet që janë programuar për t’u luajtur në orën14:00 në kampionatet “Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë, do të nisin 30 minuta më herët. Të gjitha këto ndeshje do të startojnë në orën 13:30.

E shtunë

17:00 Erzeni – Egnatia

E diel

13:30 Kukësi – Dinamo

17:00 Teuta – Laçi

17:00 Skënderbeu – Tirana

E hënë

18:00 Partizani – Vllaznia