Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure e ftuar në emisionin “Wake Up”, për të bërë parashikimin e 12 shenjave të horoskopit për muajin nëntor.
Por jo vetëm kaq, pasi Shehu u pyet edhe në lidhje me ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha, i cili i përket shenjës së Peshores.
Sipas astrologes, nëse kalon datat 11-13 nëntor që ka një ngërç të madh, do të qetësohet situata për Berishën. Meri shtoi se ‘ne po merremi me Berishën, po nga ana tjetër çfarë nuk po ndodh”.
Pjesë nga biseda në studio:
Blendi Salaj: Kemi një Peshore të rëndësishme që kam përshtypjen është zoti Berisha, i cili ka pasur edhe disa andralla po themi ligjore
Meri Shehu: Unë do thoja që ky është një nga muajt më të mirë për Peshoret. Të kalojnë vetëm datën 11 deri më 13, se aty mund të kemi një ngërç të madh. Nëse e kalon edhe zoti Berisha, ose nuk bëhet më agresiv, jo më agresiv por nuk i hipin më kangjellave.
Neada Muçaj: Ai zakonisht rri në dritare
Meri Shehu: Ishte diçka që për mua nuk ishte në rangun ee… Nëse kalojmë nga data 11-13 nëntor, e kalojmë këtë proces përballjesh, unë mendoj se do të jetë më mirë dhe do të arrihet të qetësohet situata për të. Edhe diçka, ne merremi me Berishën, kemi shumë kohë që merremi me Berishën, po nga ana tjetër çfarë nuk po ndodh. Mua mu duk sikur kjo gjë u hodh thjeshtë që ne ta kemi mendjen te Berisha dhe gjërat e tjera… Po çfarë nuk po ndodh në çështje të tjera politike. Çdo gjë po ndodh. Na është hedhur si shashkë.