Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve të paligjshëm shkaktoi jo pak zhurmë në vend dhe jashtë tij.
Megjithatë, mesa duket kjo nuk ka qenë e vetmja temë diskutimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij, Giorgia Meloni.
Sipas kreut të Partisë Demokristiane, Edi Rama i ka kërkuar Melonit që edhe Italia ta shpallë Sali Berishën “non grata”.
I ftuar në “Ditarin” e fundjavës në A2 CNN, Nard Doka u shpreh se kërkesa e Ramës u kundërshtua nga Meloni, e megjithatë siç u shpreh ai, kreu i qeverisë ka tentuar dhe me mënyra të tjera.
Po përse do të kërkonte Edi Rama nga Italia që të fuste në “listën e zezë”, Berishën?
Nard Ndoka thotë se kryesocialisti i trembet kundërshtarit të tij politik pasi qytetarët mund t’i krahasojnë fare mirë dy modelet e qeverisjes.