Sot Tirana feston! Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot më 20:45 kundër Ishujve Faroe në Tiranë, për sfidën e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024.
90 minutat plot emocione të kombëtares sonë do të ndiqen me një festë për kualifikim për herë të dytë të Shqipërisë në Europianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Në sheshin “Skënderbej” festa ka filluar, tifozët janë mbledhur jo vetëm për të festuar për kualifikimin e ditës së premte, por edhe për fitoren që Kombëtarja premton sot ndaj Ishujve Farove. Shqipëria sot mund të sigurojë edhe vendin e parë në grup. Pas ndeshjes në stadium do ketë një koncert me këngë dhe valle.