Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një intervistë për CNN të dielën (12 Nëntor), tha se ata po bënin gjithçka për të liruar më shumë se 200 pengje nga Hamasi.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të liruar më shumë se 200 pengje nga Hamasi. Ky është një nga dy qëllimet tona të luftës. Njëra është të shkatërrojmë Hamasin dhe e dyta është të kthejmë pengjet tona”, tha Netanyahu.
Netanyahu u pyet se nëse kishte ndonjë gjë për të thënë për mijëra izraelitë, përfshirë familjet e pengjeve, që u mblodhën këtë fundjavë, të frustruar që nuk po marrin më shumë informacion për të dashurit e tyre që u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor.
“Është e kuptueshme. Ata janë nën ankth të jashtëzakonshëm. Ata duket sikur po tortoruohen”, tha Netanyahu.
Kur u pyet nëse po bën mjaftueshëm, Netanyahu tha: “Ne po bëjmë gjithçka që mundemi gjatë gjithë kohës dhe nuk mundem, e dini, të flas për këtë.”
Netanyahu tha se “e gjithë bota duhet të bashkohet me Izraelin” në përpjekjen për të liruar pengjet, duke shtuar se i vetmi armëpushim që do të konsiderohet “është ai në të cilin do të lirohen pengjet tona”.
Rikujtojmë se Netanyahu ka qenë nën presion për dështimin për të parashikuar sulmin më vdekjeprurës që nga themelimi i Izraelit, në të cilin 1200 njerëz u vranë dhe më shumë se 200 njerëz u morën peng, sipas autoriteteve izraelite.
Në një protestë të shtunën, familjet e pengjeve i bënë thirrje Netanyahut dhe qeverisë që të bëjnë më shumë për të siguruar lirimin e tyre.