Një 62-vjeçar në Maliq është arrestuar mbrëmjen e kaluar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur një vajzë të mitur.
Sipas burimeve, bëhet me dije se i arrestuari ka ngacmuar me fjalë dhe ka përndjekur një vajzë 12 vjeçare, nxënëse shkolle. E mitura i ka treguar gjyshes së saj, e cila më pas edhe në praninë e psikologes ka bërë denoncimin në polici për 62-vjeçarin.
Raportohet se këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit, dhe prej disa kohësh po mbahej nën mbikëqyrje nga ana e policisë.