Prej javësh aludohet se Kiara dhe Luizi do bëhen prindër për herë të parë. Sipas disa burimeve për revistën “Who” thuhet se ditën e djeshme çifti ka organizuar edhe “gender reveal”, ku kanë zbuluar gjininë e bebit që është vajzë.
Vetë çifti duket se ka vendosur mos ta bëjë publik lajmin e ëmbël, duke e mbajtur atë sa më private.
Ditën e sotme moderatorja ka postuar në InstaStory një foto të bashkëshortit të saj duke pirë kafe gjatë kohës kur ka qenë në “BBV”, ndërsa dukej shumë i lumtur.
“Mirëmëngjesi”, ka shkruar Kiara krahas fotos, si një reagim indirekt ndaj lajmeve.