Dani Carvajal foli pas fitores 5-1 ndaj Valencias në Santiago Bernabeu, teksa mbrojtësi u mundua të shmangte polemikat me Gerard Pique. Ish-mbrojtësi i Barcelonës theksoi se titulli i para dy vitesh që “Los Blancos” fituan në Champions League nuk do të mbahet mend pasi sipas tij, në atë sezon Real Madrid fitoi vetëm falë fatit.
Carvajal u shpreh se pavarësisht asaj që thotë Pique, titulli i 14 në Champions League do të mbetet një nga më të bukurit për madrilenët.
“Nuk dua të merrem dhe të nis një debat me Pique. Nëse ai nuk e kujton atë Champions League, atëherë le të mos e kujtojë. Por, ne do ta kujtojmë gjithnjë pasi ka qenë një nga Championsat më të bukur që ka fituar Reali”, u shpreh Carvajal.