Shqipja dhe Edona kanë pasur vazhdimisht ngacmime gjatë javës që lamë pas në Big Brother VIP Kosova, ndërsa disa situata qenë edhe të pashpjegueshme. Klipi i tyre u diskutua mes dy banorëve, ku transgjinorja tha se nuk e ka prekur me dorë në asnjë moment.
Edona madje shkaktoi të qeshura edhe te publiku me deklaratën e saj.
“Nuk kam faj që i kam gjoksat shumë të mëdhenj, më fal. Unë me dorë nuk e kam prekur, gjokset i kam të mëdhenj”, u shpreh ajo dhe shtoi: “Ndoshta kur kam dalë përpara e kam prekur me gjoks. Tani fol me gjokset e mi, thuaj bëji më të vogla”.