Merkato e Tiranës, Dinamos dhe Skënderbeut është bllokuar nga FSHF-ja dhe kjo për shkak të mos pagimit të detyrimeve që kanë klubet.

Kjo është hera e parë që vetë Federata shqiptare e Futbollit ka bllokuar merkaton e një ose më shumë klubi shqiptar, pasi këto vendime më parë janë marrë nga FIFA.

Përmes Komisionit të Disiplinës, Federata ka paralajmëruar klubet se në rast mospagimi të detyrimeve, do të përballeshin me pasoja të komisionit disiplinor, ku e shkruar është edhe pezullimi merkatos.

Vendimi i Federatës është i nxitur edhe nga fakti që UEFA ka ndryshuar kriteret e saj të licencimit të klubeve, gjë që do të thotë se nuk do t’i jepet më licencime europiane klubeve që kanë detyrime ndaj palëve të treta.

Kjo gjë rrezikon kështu Tiranën dhe Dinamon, të cilat edhe nëse arrijnë një vend në Kupat Europiane, sërish nuk do të mund të luajnë aty.