New York po feston Pavarësinë e Shqipërisë. Flamuri shqiptar valëvitet krah atij amerikan në një album fotosh që kryebashkiaku Adams i NY ka postuar.

Akoma dhe më interesante është ajo që Eric Adams shkruan për shqiptarët që ka njohur, ata që kanë ndërtuar jetën në Amerikë.

NY feston Pavarësinë e Shqipërisë, kryebashkiaku Adams:

“Nga Shqipëria e Vogël në rajonin e Bronx-it në Brooklyn në Staten Island, fqinjët tanë shqiptarë janë pronarët e bizneseve të vogla, sipërmarrësit dhe njujorkezët punëtorë që e mbajnë qytetin tonë në lëvizje. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqiptare”, shkruan Adams.