Hyrja e tunelit Silkyara u shemb pjesërisht dje herët duke zënë brenda disa dhjetra punëtorë. Hyrja e Silkyara ishte një pjesë në ndërtim e segmentit rrugor të rajonit Uttarkashi, ndërsa pas incidentit zyrtarët thanë se kanë arritur të kontaktojnë me të bllokuarit me radiot e tyre. Ndërkohë vrima të gjata janë shpuar për t’u siguruar të bllokuarve oksigjen, në rast se mbarohet ai brenda galerisë. Shumica e të bllokuarve janë punonjës emigrues nga rajone të ndryshme të Indisë.
“Të gjithë kanë shpëtuar dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me punonjësit e bllokuar,” tha zyrtari vendor Prashant Kumar. Ai shtoi se përpjekjet e shpëtimit po mbikqyren nga policia dhe grupet e emergjencave, teksa sot në vendngjarje shiheshin skavatorë dhe makineri të rënda duke larguar mbetjet inerte. Zyrtarët thanë se kanë larguar deri tani 20 metra beton dhe shufra të spërdredhura çeliku, ndërsa besohet se nevojitet të gerrmohet dhe 30 metra të tjera për të arritur te të bllokuarit.
Ministri i rajonit Uttarakhand, Pushkar Dhami, tha sot ne vendngjarje se kryeministri Narendra Modi, kishte premtuar të gjithë ndihmën e mundshme për të bllokuarit.
Tuneli është pjesë e sistemit rrugor 900km të gjatë Char Dam i cili përmirëson komunikimet mes rajoneve malore pranë HImalajave në Uttarakhand.
Proketi është kritikuar ashpër nga grupet ambjentaliste pasi përfshin shpime të mëdha tunelesh përmes panoramës delikate të Himalajave, që mud të sjellin probleme me erozionin e pyjeve dhe ekologjisë lokale.