Ish-drejtori i Policisë Erzen Breçani është mes të arrestuarve të një operacioni të madh policor që po realizohet këtë mbrëmje në Tiranë, mëson Voxnews.al.

Burime bëjnë me dije se operacioni është organizuar me urdhër të SPAK-ut, dhe deri tani janë shoqëruar 11 persona.

Breçani është duke u transportuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, institucion që e ka drejtuar gjatë qeverisjes së Berishës. Arsyet e shoqërimeve de detajet lidhur me këtë operacion janë ende të paqarta.