Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas marrjes së njoftimit, nga disa subjekte të cilat tregtonin produkte ushqimore si oriz dhe mielli misri i verdhë, që kanë rezultuar me dëmtues të produkteve në ruajtje, nga DRAKU Durrës janë kryer të gjitha verifikimet në terren.

Nga kontrollet janë kryer 26 marrje mostre kontroll zyrtar, për produktet oriz dhe miell misri i verdhë, nga të cilat kanë rezultuar jokonform me prani të dëmtuesve të produkteve në ruajtje. Për këtë arsye, AKU në vijim të masave të marra ka kryer bllokimin e produkteve dhe i ka lënë detyrë subjektit shpërndarës, për tërheqjen e të gjithë sasisë së produktit të shpërndarë në treg, që ka rezultuar me dëmtues të produkteve në ruajtje.

AKU i bën thirrje konsumatorëve të cilët kanë blerë produktet vetëm nga këto lote, t’i kthejnë pranë subjekteve të tregtimit ku i kanë blerë.