Barcelona ka vendosur të shtyjë ndeshjen për nder të legjendës Johan Cruyff, e cila duhej të luhej të dielën mes legjendave të të klubit dhe një skuadre nga AFE (Asociacioni Spanjoll i Futbollit).
Klubi “Blaugrana” u tërhoq dhe vendosi ta riprogramojë ngjarjen, duke e përfshirë atë në kalendarin e eventeve që do të organizohen në vitin 2024, për të festuar 125-vjetorin e klubit.
Barcelona nënvizoi gjithashtu se do të ishte mirë që kjo ndeshje përkujtimore të luhej në stadiumin e rinovuar “Camp Nou”, por e vërteta është tjetër. Siç raporton “As”, drejtuesit kanë dashur të shmangnin imazhin e keq të një “Montjuic” gjysmë të mbushur, duke qenë se deri dje numri i biletave të shituara ka qenë relativisht i ulët.