Tirana do të presë nesër një paradë të madhe, ku shqiptarë nga e gjithë bota do të parakalojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
E pranishme do jetë dhe ish Presidentja e Kosoves. Atifete Jahjaga, e cila ka vlerësuar kryebshkiakun Erion Veliaj për idetë inovative dhe kreative që sjell çdo vit.
“Lali faleminderit shumë për ftesën, është nder dhe kënaqësi që të jem në mesin tuaj për të festuar. Ju vini me ide kreative dhe me diçka shumë inovative që të shënojmë çdo vit diçka më ndryshe dhe diçka më mirë. Shekullin e kaluar e përmbyllëm me arritjen e lirisë, ndërsa shekulin e 21 e kemi filluar me arritjen më të madhe, krijimin e shtetit të Kosovës. Të palëkundur në anën tonë të drejtëm, në anën e perëndimit dhe të drejtë të historisë. Në këtë natë i dashur mik, Lali Eri, dua të uroj secilin që këtë dekadë ta fillojmë duke iu përkushtuar rendit, drejtësisë dhe hapur rrugë përparimit tonë të përbashkët. Urime këtë përvjetor! Rroftë Shqipëria, rroftë Kosova, rroftë Kombi ynë”, tha Jahjaga në ceremoninë e pritjes së përfaqësuesve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kryetarët e komunave anëtare të UBSHR-së, bashkive të Shqipërisë, komunat Arbëreshe, komuniteti shqiptar në SHBA etj.që do të bëhen pjesë e Paradës së Shqiptarëve nesër në 28 Nëntor.