Në samitin e Malagës ne do të diskutojmë çështjen politike të përputhshmërisë me socializmin evropian të marrëveshjeve si ajo midis Ramës dhe Melonit, tha kreu i Punëve të Jashtme të Partisë Demokrate Italiane, Peppe Provenzano, sipas askanews.
“Ne nuk kemi paraqitur një kërkesë formale për përjashtimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, por kemi ngritur një çështje politike. Partia Demokratike Italiane nuk është truprojë e Partisë së Socialiste Evropiane, (PSE)”, tha Provenzano, duke saktësuar raportimin e “La Repubblica” për qëndrimin që PD-ja synon të mbajë në samitin e PSE-së, në Malaga.
Prej pasdites së sotme Provenzano do të udhëheqë delegacionin e përbërë nga Andrea Orlando, Enzo Amendola dhe Lia Quartapelle, dhe të cilit nesër do t’i bashkohet edhe sekretarja e PD-së, Elly Schlein.
“Ne do t’i shtrojmë kryesisë së PES-së çështjen e përputhshmërisë ndërmjet kësaj lloj marrëveshjeje dhe parimeve të socializmit evropian”, theksoi Provenzano.
“Çështja nuk lidhet me procedurat, ne kemi nevojë për një diskutim që përcakton një linjë të qartë për këtë çështje vendimtare”, shtoi ai.