Qytetarët e Holandës do t’i drejtohen sot kutive të votimit në zgjedhjet e përgjithshme që do të sjellin kryeministrin e parë të ri të vendit në 13 vjet, pas qeverisjes së Mark Rutte.

Nga Shtëpia e Anne Frank në Amsterdam deri në ishujt e Karaibeve holandeze, më shumë se 13 milionë votues do të votojnë nga orës 7:30 deri në orën21:00 në zgjedhjet që mund ta vendosin vendin në një kurs tjetër pas katër mandateve të njëpasnjëshme të Rutte.

Me sondazhet e fundit që tregojnë një rritje të mbështetjes për Partinë e ekstremit të djathtë për Liri (PVV) të Geert Wilders, ditët e fundit të fushatës janë shënuar me diskutime mbi votat taktike dhe marrëveshjet e mundshme të koalicionit, shkruan The Guardian.

Kushdo që të dalë fitues, këto zgjedhje do të ndryshojnë peizazhin politik holandez dhe opinioni publik atje se çështje urgjente dhe të rëndësishme, duke përfshirë strehimin, emigracionin, garantimin e një standardi bazë të jetesës dhe krizën klimatike, do të marrin zgjidhje.