Interi triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertën e vështirë të Bergamos ndaj Atalantës, megjithatë lajmi i keq për zikaltrit është dëmtimi i mbrojtësit francez Pavard.

Gjatë një aksioni të Atalantës në pjesën e parë, mbrojtësi ndjeu dhimbje të forta në gju, duke alarmuar jo pak shokët e skuadrës, teksa Inzaghi e zëvendësoi menjëherë me Darmian.
Diagnoza e parë është një traumë në gju, megjithatë vetëm pas kryerjes së ekzaminimeve të specializuara, do të mund të përcaktohet koha e saktë e rikuperimit, me zikaltrit që shpresojnë të mos ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale…