Policia e Elbasanit ka arrestuar një 44 vjeçar, me precedent të mëparshëm për armëmbajtje, i cili u lëvizte i armatosur me pistoletë, me fishek fole.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me fishekë dhe automjeti që drejtonte 44-vjeçari, në momentin e ndalimit.

Njoftimi i policisë:

Peqin/Operacione të njëpasnjëshme, të mbështetura nga inteligjenca policore, kundër veprimtarisë kriminale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fatisha”.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, me fishek në fole, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari, me precedent kriminal të mëparshëm për armëmbajtje.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me fishekë dhe automjeti që drejtonte 44-vjeçari, në momentin e ndalimit.

Në vijim të punës intensive të Policisë, për konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, se një shtetas që lëvizte i armatosur në fshatin Fatisha, përbënte rrezik për banorët. Në bazë të këtyre informacioneve është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fatisha”.

Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi , 44 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin.

Në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, të cilit iu gjet me vete, një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, e gatshme për qitje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.