Dëshmitarja në gjyqin për Gërdecin, Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i, tha përballë trupit gjykues se ajo nuk ka bërë shënim me stilolaps “për Shkëlzenin”.
“Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga Ministria e Drejtësisë për ministrinë e mbrojtjes. Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet”,- tha Gjergji.
I pandehuri, Fatmir Mediu, ndërhyri me pyetjen: “A ju ka thënë ministri që ju do prisni fax-in *për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”
Dëshmitarja përgjigjet me “Jo”.