Përleshje mes policisë dhe anëtarëve të një grupi kriminal droge në Meksikë.
Tre oficerë policie dhe tre anëtarë të një grupi të rrjetit të shpërndarjes së narkotikëve kanë mbetur të vrarë pas një përplasje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Zacateca.
Sekretari i Përgjithshëm Rodrigo Reyes Murgueza bëri me dije se oficerët e policisë në momentin kur u zunë në pritë nga bandat, ishin duke patrulluar në zonë. Ndërkohë nga anëtarët e bandës, u raportua se kanë mbetur të vrarë dy burra dhe një grua.