Ditën e djeshme, ndeshja në futbollin e femrave mes Vallaznisë dhe Tiranës u ndërpre pas shpërthimit të dhunës mes lojtareve dhe stafeve teknike të dy skuadrave.

Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të superligës, u ndërpre në minutën 22 pas një përplasje mes lojtareve ku më pas janë përfshirë edhe stafet e të dyja skuadrave.

Siç shihet në përleshjen mes vajzave të skuadrave të Tiranës dhe Vllanizë, nuk mungojnë as meshkujt të cilët kanë qenë pjesë e stafeve respektive.

Gjithashtu në fushë kanë hyrë edhe persona tifozë të ndeshjes të cilët nuk e kanë të lejuar të jenë aty.

Për ngjarjen, po heton Komisioni i Disiplinës.