Milani ka pësuar një tjetër humbje dhe kësaj radhe është mposhtur nga Udinese me rezultat 0-1 në San Siro.
Kuq e zinjtë tani kanë tre ndeshje radhazi në Serinw A që nuk kanë fituar dhe kjo ka bërë që trajneri Stefano Pioli të shqetësohet.
Tekniku italian tha se nuk luajtën ndeshjen që donin, por do të punojnë që ta kthejnë Milanin në rrugë e duhur.
‘Nuk luajtëm lojën që donim të luanim. Ne luftuam dhe humbëm qartësinë dhe cilësinë. Shumë konfuzion këtë mbrëmje. Duhet të shqetësohemi për rezultatet dhe ndeshjen e humbur nga Udinese’.
‘Është e qartë se nuk shkoi siç duhej. Nuk ishte një paraqitje e mirë. Ne duhet ta kthejmë situatën menjëherë në rrugën e duhur’, tha Piol.
‘Mirë a keq, duhet të përballemi me PSG dhe kemi vetëm një rezultat. Do të duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer në të gjitha aspektet sepse do të përballemi me një kundërshtar të fortë. Pas një zhgënjimi si ky është më mirë të kesh një ndeshje si kjo’, tha Pioli.
Megjithatë trajneri italian ka thënë se niveli duhet të përmirësohet dhe nuk mund të jetë si në ndeshjen ndaj Udineses.
‘Besoj se shumë biseda që bëhen dhe me të drejtë janë pothuajse të gjitha për rezultatet. Deri para dhjetë ditësh askush nuk fliste për mungesën e klubit apo se Pioli ishte vetëm.’
‘Unë fokusohem në fushë dhe sigurisht që mund të bëjmë më mirë atje. Unë fokusohem në nivelin e lojës që duhet të përmirësohet dhe që nuk mund të jetë i njëjtë si me Udinesen’, u shpreh trajneri italian.