Një minator është plagosur në Bulqizë. Sipas policisë, 51-vjeçari Arben Kuka, me profesion armator në një minierë, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, pasi është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt, në zonën D të minierës.

Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se i aksidentuari në minierë është nisur me urgjencë më ambulancë drejt spitalit të Traumës, pasi kishte fraktura të rënda në trup. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.