Një 60-vjeçar në Durrës ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri me 54-vjeçar. Ky i fundit, pas një debati për motive të dobëta, ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur.
Policia bën me dije se 60-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë, ndërsa autori i identifikuar si Ermal Çitizi, është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi:
Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, 54-vjeçari.
Në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ç, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqerimin në Komisariat të shtetasit E. Ç., për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.