Joe Biden dhe Xi Jinping u takuan në San Francisco mes tensioneve në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.

Takimi i tyre filloi me një shtrëngim duarsh dhe një deklaratë nga Xi se bota është “mjaftueshëm e madhe” për të dy vendet, pavarësisht retorikës dhe provokimeve në rritje prej vitesh.

“Marrëdhënia Kinë-SHBA nuk ka qenë kurrë e qetë dhe gjithmonë përballet me probleme të një lloji apo tjetër. Megjithatë, ajo ka vazhduar të ecë përpara. Për Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, kthimi i shpinës ndaj njëra-tjetrës nuk është një opsion. Konflikti dhe konfrontimi kanë pasoja të tmerrshme për të dyja palët. Planeti Tokë është mjaft i madh që të dy vendet të kenë sukses”, tha Xi.

Në fjalën e tij, Biden bëri thirrje për një “dialog të sinqertë”.

“Gjithmonë i kam parë diskutimet tona si të drejtpërdrejta dhe të sinqerta dhe gjithmonë i kam vlerësuar ato. Është e rëndësishme që ne ta kuptojmë njëri-tjetrin me të vërtetë, si lideri-liderin. Ne duhet të sigurohemi që konkurrenca të mos kthehet në konflikt dhe ne duhet ta menaxhojmë me përgjegjësi atë konkurrencë”, i tha Biden homologut të tij.

“Ne kemi një përgjegjësi ndaj popujve tanë dhe botës që të punojmë së bashku kur e shohim në interesin tonë ta bëjmë këtë. Ndryshimet kritike globale me të cilat përballemi nga ndryshimet klimatike, narkotikët tek inteligjenca artificiale kërkojnë që ne të punojmë së bashku”, shtoi Biden.