Do të jetë një mbrëmje speciale për Mauricio Pochettino, i cili do të përballet sërish me Tottenhamin e tij në javën e 11-të të Premier League. Trajneri argjentinas, tashmë te Chelsea, do të sfidojë për herë të parë ish-skuadrën e tij, ku ishte trajner për 6 vite deri në vitin 2019.

“Është gjithmonë e veçantë të kthehesh në një vend ku ke krijuar kujtime kaq të bukura, – fjalët e Pochettino në konferencën për shtyp. – Është shumë e veçantë, nuk do të gënjej.

“Kur u largova nga Tottenham ishte një kohë shumë e vështirë, por tani kam mundësinë të kthehem dhe të shoh ata që janë ende duke punuar mirë atje”.

Sfidën kundër të shkuarës do ta zhvillojë si trajner i Chelsea-t, ndërsa janë dy klube që trajneri ka deklaruar se nuk ka ndërmend t’i drejtojë kurrë:

“Gjithmonë kam thënë se nuk do të drejtoj kurrë Arsenalin dhe Barcelonën, sepse ata janë armiqtë e mëdhenj të Tottenhamit dhe Espanyolit. Tani është e çuditshme të rikthehem pas katër vitesh, por do të jetë një ditë e lumtur.

“Kjo është jeta, duhet të ecim përpara. Ne jemi profesionistë, por në të njëjtën kohë jemi qenie njerëzore dhe kemi ndjenja”.

Sfidë e veçantë për Pochettino, i cili megjithatë do të duhet të mbetet i fokusuar në situatën e vështirë që po përjeton Chelsea. Pas 7 pikëve të grumbulluara në 3 ndeshje, në javën e fundit blutë humbën sërish në shtëpi ndaj Brentford.

Chelsea aktualisht ndodhet 14 pikë mbrapa Tottenham-it.