Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar marrëveshjen mbi sigurinë ushqimore dhe punësimin e lirë të veterinerëve.
Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Veterinerëve të Kosovës, sipas së cilës marrëveshja u nënshkrua në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve midis dhomave dhe forcimit rajonal kundrejt kërkesave dhe standardeve të tregut dhe Bashkimit Evropian.
“Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu i lirë i punës për mjekët veterinerë në vendet ndërkufitare, ka qenë qëllimi i takimit midis dhomave të veterinarisë”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja e arritur ndërmjet tri vendeve synon ngritjen e standardeve të mjekëve veterinerë, trajnimit të vazhduar dhe tregut të lirë të punës midis shteteve, për të mirën e konsumatorëve.
Me Maqedoninë e Veriut kjo marrëveshje rinovohet, ndërsa me Kosovën u nënshkrua për herë të parë, përfundon njoftimi.