Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku një vajzë gjeti vdekjen pasi u hodh nga kati i 5-të i pallatit, një tjetër i ri ka rënë nga ballkoni në Durrës.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Klajdi Tota i cili ra nga kati i tetë i një pallati.

“Në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte, shtetasi K. T., 22 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.