Ashtu sikurse hyri edhe doli, i buzëqeshur duke ritheksuar se ndodhej në SPAK me dëshirën e tij për të qënë transparent me qytetarët e Kamzës të cilët e votuan. Kërshërisë së medieve, Rakip Suli iu përgjigj duke theksuar se bëri mirë që erdhi.

“Të investohet nga Bashkia e Kamzës në të mirë të qytetarëve të Kamzës që më mbështetën dhe më votuan në 14 Maji. Ky ishte qëllimi i arrestimit tim sot me dëshirën time. Bëra mirë që erdha patjetër”, tha Rakip Suli.

I pyetur me batutë nga gazetarët a ka burrë më të mirë në Kamëz, ai u përgjigj “patjetër sa të duash”.
Rakip Suli ishte edhe dy ditë më parë në SPAK, ku pas dëshmisë në Prokuroria tha se drejtësia duhet të lihet të bëjë punën e saj. Hetimet në bashkinë e Kamzës po kryhen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera për dy episode, shkelje e barazisë në tendera për pastrimin dhe fondet e tërmetit.
Aktualisht hetime po kryhen dhe tre bashki të tjera, të Vlorës, Rrogozhinës dhe Himarës. I Rrogozhinës ka dhe një akuzë tjetër për korrupsion në zgjedhje, ndërsa Jorgo Goro i Himarës është kallëzuar nga kryetari i votuar i të njëjtës bashki, Fredi Beleri, i cili gjendet në burg për zgjedhjet lokale.