Arkeologu dhe politikani i njohur, Neritan Ceka është kthyer pas në kohë. I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai kujtoi vitin e trazirave 1997,kur i drejtuan pistoletën në kokë.
Ceka i emocionuar thotë se shpëtoi vetëm se personi nuk e shkrepi, pasi e kapën dhe e ndëshkuan.
Ai thekson pistoletën në kokë nuk e ngriti atentatori, por regjimi, i cili në atë kohë mori përmasa mostruoze.
“Mund të ketë qene një nga ato rastet një në një milion kur më shkrepur pistoleta në kokë dhe nuk kanë ndezur plumbin. Edhe kur personi deshi ta mbushte prap, ata e kapën dhe e ndëshkuan. Kjo ka ndodhur në vitin ’97, në shkurt të vitit 1997. Nuk ka të bëjë me fushatë elektorale. Është mbajtur një miting i opozitës në fushën “Ali Demi”, që ishte atëherë dhe kur pjesëtarët u shpërngulën për të dalë në qytetin e studentëve, atëherë dikush nga ata që ishin mobilizuar në atë kohë midis militantëve të Partisë Demokratike, por pastaj përfunduan nëpër burgje si kriminelë, e bëri këtë atentat. Kjo ishte pasoja e parë kundër meje e aleancës që vazhdon akoma e politikës me krimin. Pistoletën nuk e ngriti ai, por e ngriti regjimi, i cili në atë kohë mori përmasa mostruoze. Të gjithë e kujtojnë atë kohë si në ’97 çoheshin kundër popullit reparte të tëra fanatikësh, visheshin, armatoseshin dhe dërgoheshin kundër demostruesve. Unë besoj që është një histori e mbyllur, e mbylli dhe drejtësia në fakt. Ju e dini në fakt që ngjarjet e ’97 u arshivuan dhe u bë një falje e të gjitha krimeve me përjashtim të gjëra që nuk mund të faleshin dhe krimet për vrasje në atë kohë janë falur. Kështu që në këtë drejtim është një kapitull i mbyllur”, rrëfen Ceka.