Inter i ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme detyrat deri në këtë pikë të sezonit. Zikaltërit udhëheqin renditjen në Serie A, ashtu siç janë të parët dhe të kualifkuar në Champions League. Skuadra ka funksionuar edhe në momentin kur ka pasur rotacion, teksa trajneri Simone Inzaghi kuron edhe detajet më të vogla.
Nga një vëzhgim i fundit, tekniku italian i Inter, nuk i lë asgjë rastësisë dhe kur vjen puna te lojtarët që ndëshkohen me karton të verdhë gjatë një ndeshje, në 60% të rasteve i zëvendëson ata. Madje, të ndëshkuarit qëndrojnë mesatarisht në fushë për 16 minuta nga momenti i kartonit të verdhë dhe më pas zëvendësohen.
Në këtë sezon, Inter kakoleksionuar 26 kartonë të verdhë dhe nga këto raste janë zëvendësuar 16 lojtarë, pra 60% e rasteve. Vetëm tre janë futbollistët të cilët i kanë shpëtuar këtij rregulli të pashkruar nga trajneri Inzaghi, Francesco Acerbi, Davide Frattesi dhe Carlos Augusto. Reparti që ka vuajtur më së shumti këtë rregull të Inzaghit është mesfusha.
Calhanoglu është zëvendësuar në katër raste nga katër herë që është ndëshkuar me të verdhë, më pas Barella dhe Mkhitaryan që janë zëvendësuar në tre raste nga tre që janë ndëshkuar me të verdhë, më pas vijnë me radhë nga një herë, Lautaro Martinez, Bisseck, Benjamin Pavard, Denzel Dumfries si dhe Kristjan Asllani.
Outdoor Travel: The Ultimate Guide to the Gear Your Family Needs
This guide offers the must-haves in terms of gear that can help you pack, prepare, and protect your family during outdoor travel.
Outdoor Travel: The Ultimate Guide to the Gear Your Family Needs
Në të kaluarën, tifozeria zikaltër e ka kritikuar jo pak herë këtë “frikë” të theksuar të Inzaghit, megjithatë rezultatet dhe me lojtarët e stolit që në përgjithësi nuk kanë bërë keq, i japin të drejtë teknikut që mesa duket ecën me moton; Frikë jo, por kujdes po!